Flash

PAMJET/ Si u grabitën 250 mijë euro flori në argjendarinë e Suharekës

Lapsi.al 22 November 2023
PAMJET/ Si u grabitën 250 mijë euro flori në argjendarinë e

Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar për mediat në Kosovë se vlera e sendeve të arta që u grabit këtë të mërkurë në në argjendarinë e Suharekës është rreth 250 mijë euro. Ajo tha se autorët janë 4 persona që ende nuk janë identifikuar. Ata kanë hapur zjarr në momentin e largimit dhe për pasojë janë lënduar 2 policë.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, njëri nga policët është plagosur nga një plumb rikoshet ndërsa tjetri ka marrë lëndime trupore, por jo nga plumbat. Gashi theksoi se prokurorë të Prizrenit vijojnë punën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala tha për Gazeta Express se dyshohet se autorët kanë lidhur me rrip plastik një punëtor të argjendarisë teksa kanë kryer grabitjen.

Kryeprokurori tha se të dyshuarit nuk janë identifikuar, por po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Targat e makinës së përdorur nga autorët dyshohet se janë vjedhur më herët në Prishtinë.

“Jemi në kërkim të tyre. Janë të gjitha ekipet policore në vendin e ngjarjes. Siç i keni parë edhe kamerat, identifikohet automjeti dhe personat që janë të paidentifikuar, dyshohet që ajo veturë që është përdorur në vendin e ngjarjes ka gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve, policia e ka rrethuar edhe vendin e ngjarjes. E keni parë që është sulmuar edhe policia nga ta. Ka disa shkrepje në drejtim të veturës së policisë së Suharekës , - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Firmos Rama, Ervin Hoxha kreu i ri i IKMT

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit. Vendimi i shkarkimit ka ardhur pa...

18:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI