Flash

Rama mbledh Kongresin e PS në 8 dhjetor/ Demokratët: Provokim!

Lapsi.al 21 November 2023
Rama mbledh Kongresin e PS në 8 dhjetor/ Demokratët: Provokim!

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë Kongresin e Partisë Socialiste në 8 dhjetor, ditën e Lëvizjes Studentore. Kongresi i socialistëve ishte parashikuar të mbahej në 4 nëntor, por u shty nga Rama i cili kërkoi angazhimin e deputetëve në diskutimet e buxhetit.

Lajmin e konfirmoi nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj gjatë një interviste në Klan News. Felaj foli edhe lidhur me aksionin e SPAK në politikë dhe botën e krimit ku tha se secili duhet të mos bëjë gabime gjatë punës së tij që e çojnë para prokurorisë dhe gjykatës.

“Kongresi do të mbahet me 8 Dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve. Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën” – tha Felaj.

Për këtë vendim të Ramës ka reaguar Sekretari për Diasporën i PD-së, Indrit Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale Hoxha shkruan se përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, e cila është dita e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit të diktaturës komuniste.

“Me 8 dhjetor Rama mbledh kongresin e PS. Përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, ditën e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit te diktaturës komuniste!”, - shkruan Hoxha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë E...

15:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI