Flash

Paralajmërimet e Zelenskyt për luftë, SHBA: Ballkani Perëndimor në BE, pakëson shanset e ndikimit rus

Lapsi.al 21 November 2023
Paralajmërimet e Zelenskyt për luftë, SHBA: Ballkani

Lufta e Rusisë kundër Ukrainën nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin aspiratat e tyre për integrim europian dhe anëtarësime euro-atlantike”. Këtë e konfirmon Departamenti Amerikan i Shtetit në një reagim për Zërin e Amerikës lidhur me alarmin e ngritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se posedonte informacione që Rusia mund të nxisë një konflikt në rajonin tonë.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë europiane dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, tha DASH për Zërin e Amerikës.

Zëdhënësi i DASH shtoi më tej se sanksionet e shpallura së fundmi nga qeveria Amerikane javën e kaluar kishin për qëllim pikërisht këtë problem, kryqëzimin mes ndikimin malinj rus dhe korrupsionit. Zyrtari nënvizoi se të dyja këto fenomene pengojnë përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të avancuar drejt anëtarësimit në BE. Zëdhënësi tha se për rajonin tonë por edhe për të gjitha vendet e tjera në Europë, është me një rëndësi shumë të madhe rezultati i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, që po kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë E...

15:37

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI