Flash

Moment solemn/ Veliaj nënshkruan marrëveshje me kryetarin e Kukësit... për trajnim stafi (VIDEO)

Lapsi.al 21 November 2023
Moment solemn/ Veliaj nënshkruan marrëveshje me kryetarin e

Kur s'ke ndonjë punë për të bërë, por puna ta do që të dalësh në televizor, do sajosh patjetër ndonjë budallallëk. Fundja këtu budallallëku është ngritur në sistem, ka marrë revansh e pak njerëzve iu bën përshtypje.

Zyra e propagandës së Erion Veliajt ka shpërndarë sot në media pamjet e një takimi që Veliaj bëri me kryetarin e Bashkisë Kukës.

Thuhet se nënshkruan të dy bashkë një marrëveshje, e cila synon që Bashkia Tiranë të trajnojë stafin e Bashkisë Kukës. Çfarë gallate! Tirana do trajnojë Kukësin dhe kjo meriton një marrëveshje solemne, kamera, foto, sinkron dhe prezencë të Pandi Majkos e ish-zëvendësit të Safet Gjicit që u gradua prefekt i Kukësit.

Pasi u ezauruan gjithë OJF-të që rrjepin fonde poshtë e lart, mbaruan edhe programet e BE, trajnimet për rritje kapacitetesh tani do t'i bëjnë patronazhistët e Erion Veliajt. Si për ta bërë më komike situatën, mjafton të shohësh portretin e kryetarit të Kukësit.

Dukshëm i kompleksuar e në siklet, ai e shpërfaq gjithashtu të gjithë adhurimin e tij ndaj Erion Veliajt. Kronika e gatshme e Top News nuk le më vend për komente të tjera. E thotë vetë gjithçka. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=RjtG7tAq84Q

Të këshilluara

Atentat shqiptarit në Campania

Një shqiptar në Itali është vënë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri gjatë natës në Acerra në komunën e Campania, Itali. Ilir Kadiu, 40 vjeç, u qëllua ...

13:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI