Flash

Berisha rrëfen takimin me Malltezin pas daljes nga burgu

Lapsi.al 21 November 2023
Berisha rrëfen takimin me Malltezin pas daljes nga burgu

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në studion e emisionit “Open” në News 24, nëse e kishte takuar gjatë ditës së sotme Jamarbër Malltezin pas lirimit të tij nga qelia dhe se çfarë kishte diskutuar me të.

“Ai ka qenë me moral të lartë si një i burgosur politik. Ai ka bërë edhe shkrime. Ai ka reaguar. Ka qenë shumë aktiv. Në betejën politike nuk ka keqardhje, ka betejë.

Jo. nuk fola për burgun! Ai tregoi opozitarizën. Ishte në betejë politike. Nuk kishte çfarë të ndaja pasi isha në komunikim konstant. Ai ishte një i burgosur politik. Ai e tmerroi Edi Ramën. Ai e zbatoi vendimin e gjykatës? Ai nuk është deputet” – tha Berisha.

Ai tha se procedimi penal ndaj tij ishte bashkëshortit të vajzës, Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani” nisi në të njëjtën ditë kur u bë denoncimi.

“Taulant Balla më datë 1.12.2020 ka dorëzuar kallëzimin e tij të rremë penal. Më datë 1 e merr prokuroria në dorëzimin kallëzimin. Më datën 1 dhjetor shpall procedimin penal bazuar në këtë dosje. A mund të ndodhë kjo në botë? Vetëm urdhri politik mund të bëjë këtë gjë të turpshme.

Ti mund të dorëzosh një dosje dhe kalon në protokoll dhe shefi e kalon për shqyrtim. Kjo tregon se është urdhër politik dhe plotësisht e paligjshme. Si mund të shpallësh procedim penal pa e shqyrtuar dosjen.

Dosja për t’u lexuar kërkon një ditë. Ti bëje të nesërmen. Që të thyej çdo ligj prokurori, ai është skllav i pushtetit. Arben Kraja nuk duhet të ishte aty”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë E...

15:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI