Flash

Zbardhet axhenda, ç'ndodh sonte në Air Albania

Lapsi.al 20 November 2023
Zbardhet axhenda, ç'ndodh sonte në Air Albania

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”m nuk do të jetë një ndeshje si të gjithë të tjerat, pasi sot pritet një festë e madhe pas përfundimit të ndeshjes në lidhje me kualifikimin në Euro 2024.

Për këtë festë, FSHF ka bërë të ditur axhendën për të informuar më saktë tifozët që do të jetë të pranishëm në stadium.

Në orën 17:45, do të nisë hyrja e tifozëve në “Air Albania”. Më pas, pak minuta në fillimin e sfidës, në 20:37, do të shfaqet flamuri i madh kuqezi në tribunën lindore dhe koreografia mbresëlënëse në të gjithë stadiumin. Gjatë pushimit ndërmjet pjesëve, në 21:30, do të futet në fushë asambli i këngëve dhe valleve popullore. Në përfundimin e ndeshjes, në orën 22:40, do të ketë një festë me fishekzjarrë. 10 minuta më pas, në orën 22:50, do të prezantohet një klip për rrugëtimin e kombëtares shqiptare drejt Euro 2024. Në orën 23:00, do të këndojë këngëtarja e famshme Juliana Pasha. Në orën 23:20, kombëtarja shqiptare do të futet në fushë për t’u përshëndetur me tifozët dhe në orën 00:00, do të ketë përsëri fishekzjarrë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI