Flash

Tare: Në Europian dua Shqipërinë në grup me Italinë, Gjermaninë dhe Serbinë

Lapsi.al 20 November 2023
Tare: Në Europian dua Shqipërinë në grup me Italinë,

Ish-sulmuesi i kombëtares, Igli Tare është i pranishëm në tribunën VIP të “Air Albania”, për të shijuar festën e kualifikimit të Kombëtares në Europian, për herë të dytë në histori. I pyetur nga Tv Klan për kualifikimin në Europian, Tare tha me shaka: “Ia dolëm. Të kesh Florian Myrtajn komentator të Kombëtares, padyshim që do kualifikohesh, meritë e tij (qesh)”.

Janë komplimente të merituara, kanë bërë shumë mirë, në një grup të vështirë. Kanë funksionuar në mënyrë perfekte, shpresoj që edhe në Europian të kenë të njëjtin sukses. Gabimi ynë është se bëjmë krahasimin e brezave. Çdo brez ka pasur vlerën e tij. Këta tani kanë një cikël 10-vjeçar. Brezi aktual është gjithmonë më i miri.

Prania ime është thjesht si një nga 22 mijë tifozët. Në këto momente nuk i kam planet e mia të lidhura me Kombëtaren. Ndoshta në një të ardhme, po, por tani jo”, - deklaroi Tare.

Ndërsa në një intervistë të dhënë për “Supersport” përpara fillimit të takimit, ish-drejtori sportiv i Lacios ka treguar edhe dëshirën e tij për grupin që dëshiron të shohë Shqipërinë në Europian.

“Si fillim, uroj që Italia të kualifikohet. Do të doja një grup me Gjermaninë, Italinë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kur fiton, fituesi ka të drejtë gjithmonë. Ai (Silvinjo) me të vërtetë ka të drejtë, sepse ka bërë zgjedhje të diskutueshme në formacion. Por i ka dhënë të drejtë fusha dhe faktet.

Meriton respekt. Do ishte e rëndësishme që përpara eliminatoreve të rinovonte kontratën, për të marrë kohë për të përgatitur kualifikueset për Botërorin e 2026-s”, - ka deklaruar Igli Tare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Lushnje

Një aksident ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Dushk. Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është p...

17:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI