Flash

Raporti tronditës/Çdo tre minuta në Francë një fëmijë sulmohet seksualisht

Lapsi.al 20 November 2023
Raporti tronditës/Çdo tre minuta në Francë një

Shifrat e fundit për abuzimin e fëmijëve në Francë janë tronditëse. Çdo tre minuta në Francë, një fëmijë sulmohet seksualisht dhe çdo vit plaga e incestit prek 160,000 fëmijë.

Gjithashtu, çdo pesë ditë një fëmijë vdes në mjedisin e tyre familjar, raportojnë mediat e huaja. Të dhënat janë siguruar që në vitin 2015 nga Komisioni i Pavarur për Incestin dhe Dhunën Seksuale ndaj Fëmijëve, i njohur si “Ciivise”, me mision mbledhjen e dëshmive dhe propozimin e zgjidhjeve.

Nga 27,000 dëshmi të mbledhura në dy vitet 2021-2022, vetëm 8% e fëmijëve kanë pasur një përgjigje pozitive nga mjedisi social, pra i kanë dëgjuar, besuar dhe kujdesur për ta.

"Ne po krijojmë një shoqëri ku fëmijët rriten me trauma dhe nëse nuk kanë mbështetjen e nevojshme, ka të ngjarë të zhvillojnë probleme afatgjata si varësia nga droga, alkoolizmi, çrregullimet e të ngrënit, delikuenca ose patologji të pashpjegueshme", thuhet në botimin e Ciivise.

Për këtë arsye, përgjegjësja për mbrojtjen e fëmijëve, sekretarja Charlotte Kobel kërkon një fushatë kombëtare për të trajtuar problemin. Dhuna seksuale në familje është objektivi i parë i fushatës. Në të njëjtën kohë, Ciivise propozon forcimin e kurseve të edukimit mbi seksualitetin dhe jetën emocionale në shkolla, kolegje dhe shkolla të mesme, me të paktën tre sesione vjetore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI