Flash

"Rama ka amnistuar dy herë Beqajn”/ Berisha: Ish-ministri vodhi 76 milion euro me sterilizimin

Lapsi.al 20 November 2023
"Rama ka amnistuar dy herë Beqajn”/ Berisha: Ish-ministri vodhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh nga salla e Kuvendit, se kryeministri Edi Rama ka amnistuar për herë të dytë ish-ministrin, Ilir Beqaj për tenderin për sterilizimin. Berisha shtoi se organizata kriminale e SPAK e krijuar nga Edi Rama, nuk ka guxim ta hetojë Beqajn dhe jo më të marrë masë sigurie për të.

“Rama ka frik dhe tmerr sepse është njeriu kryesor ne vjedhjen e parë të shekullit. Ju kujtohet mire se si ky hajdut kalonte nga një studio në një studio, me pinca të thyera dhe mashtronte shqiptarët se do të kenë të reja.

Çmimi u rrit 3 herë për sterilizimin. Dje Edi Rama për herë të dytë amnistoi Beqajn e tij. Organizata kriminale SPAK, nuk guxoi të kërkonte as hetim, pa lëre masa sigurie. Por pas një gjykimi të guximshëm kthejnë mbrapa këtë amnisti kriminale ndaj Beqajt, i cili ka firmat e tij në tenderin për sterilizimin.

Të shtunën u bë amnistia e dytë, duke thënë se Beqja po hetohet dhe s’mund të dalë jashtë shtetit për shpërdorim detyre. SPAK, kjo organizatë kriminale e përzgjedhur nga Edi Rama, nuk guxuan dje të fajësojnë Beqajn, për 76 milion të vjedhura me sterilizimin dhe për shumë afera të tjera” tha ndër të tjera Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI