Flash

"Plisat" mbeten pa bileta: Ndërhyri politika, por shihemi në Gjermani

Lapsi.al 20 November 2023
"Plisat" mbeten pa bileta: Ndërhyri politika, por shihemi në

Një nga tifo-grupet që ka ndjekur me rregullsi Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj në vite, ka qenë ai “Plisat”. Por grupimi nga Prishtina, si rrallëherë do të mungojë sot në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Ata kanë reaguar sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke shpjeguar se për ta nuk kishte pasur bileta, të cilat ky grupim më parë i merrte rregullisht. Por gjithashtu, bënë të qartë se mungesa në festën e sotme nuk përbënte problem, pasi në vijim do të ktheheshin përsëri në stadiume, edhe në Gjermani.

"Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI. Shihemi në Gjermani!" - shkruajnë Plisat në faqen e tyre.

"Plisat" shfaqën në ndeshjen me Çekinë një banderolë ku shkruhej: "Mallkuar qoftë kush nuk na do bashkë". Kjo banderolë nuk u pëlqye në Tiranë pasi mediat pranë qeverisë e konsideruan si shigjetim ndaj kryeministrit Rama për përplasjet e tij me Kurtin. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Lushnje

Një aksident ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Dushk. Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është p...

17:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI