Flash

Parlamenti në flakë miraton buxhetin. Nuk dihet sa deputetë votuan

Lapsi.al 20 November 2023
Parlamenti në flakë miraton buxhetin. Nuk dihet sa deputetë

Socialistët ngritën kartonat mes tymit dhe flakëve për të miratuar atë që ata e quajnë buxheti më i madh në histori, ndërsa opozita e bëri të pamundur seancën parlamentare duke denoncuar një buxhet që vazhdon të grabisë para për koncesionet që tashmë drejtësia i ka vulosur si vjedhje. Në nisje të seancës së 20 nëntorit, e cila zgjati pak minuta, deputetët e opozitës të rrethuar nga garda ashtu sikurse qe paralajmëruar në një foto të shpërndarë dy ditë më parë, ndezën tymuese sapo kryeministri Edi Rama hyri në sallën e Kuvendit. Ndërkohë nga ndezja e flakadanëve, një tavolina ku ulet zakonisht Lulzim Basha, u përfshi nga flakët.

LEXO ME TEJ:

Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament 

Duke nxituar të mbyllë seancën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla miratoi në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend dhe deklaroi se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë të maxhorancës. Edhe ligji për akcisën u votua në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota plus. Numri i deputetëve që rezultuan të ngrinin kartonin jeshil sipas Nikollës u shpall me 83 vota pro. Per ta bere me konfuze situaten e numrit te atyre qe votuan sherbeu nje njoftim zyrtar i parlamentit. Pas lajmit të botuar në media, zyra e shtypit te Kuvendit me ane të një njoftimi të shkurtër të shpërndarë me whatsap ka sqaruar se: “Të nderuar kolegë, të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro”. 

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se votimi i buxhetit është antikushtetues nga një shumicë e frikësuar prej aksionit opozitar.

“Kjo shumicë vazhdon të shkelë të drejtat kushtetuese të opozitës për komisione hetimore parlamentare. Aksioni opozitar do të vazhdojë pa ndalim për të rikthyer demokracinë në vend”, tha zoti Berisha.

Pamjet kaotike në parlament/ Komisionet hetimore që ka varrosur shumica 

Kacafytja publike vazhdoi edhe pas mbylljes së seancës blitz. Në një reagim në “X” (ish Twitter), kryeministri Ramaq reagoi ashpër ndaj deputetëve të opozitës.

"I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur".

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit të opozitës, Gazment Bardhi i cili e etiketoi kryeministrin si “frikacak të kapur në flagrancë me aferat korruptive”. Ai shtoi se Rama “kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive”.

Deputetët e opozitës prej disa javësh tentojnë të bllokojnë zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave plenare, si protestë për rrëzimin antikushtetues nga ana e mazhorancës të kërkesave të tyre për ngritjen e 7 komisioneve hetimore për konçensionet në shëndetësi, konfliktin e interesit, çarterin e Ramës, çeshtjen McGonigal, si dhe rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI