Flash

Detaje të reja/ Dalin akuzat për Erzen Breçanin, djalin e tij dhe një shef krimesh

Lapsi.al 20 November 2023
Detaje të reja/ Dalin akuzat për Erzen Breçanin, djalin e tij

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në policinë e kryeqytetit mbrëmjen e kësaj të hëne bashkë me 11 persona te tjerë. Zyrtarisht ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici, ndërsa raportohet se operacioni është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

Lapsi.al mëson nga burime të tij se në prangat e policisë, përveç Erzen Breçanit ka përfunduar edhe djali i tij i madh. Të njëjtat burime raportojnë se Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale dhe pastrim parash. Sipas të njëjtave burime gjithçka është zbuluar nga zbërthimit i telefonave të enkriptuar Sky ECC.

Raportohet se akuzat për 11 te dyshuarit janë: pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Të njëjtat burime thanë për lapsi.al se është lëshuar një urdhër arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale. Një prej tyre është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Gjithashtu një masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018-ën në ish-bllok ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinajt, Fabjan Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Lushnje

Një aksident ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Dushk. Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është p...

17:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI