Flash

Çështja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, skenarët nëse Berisha nuk paraqitet në SPAK

Lapsi.al 20 November 2023
Çështja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO,

Sot në orën 09:00 është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën. Në këtë seancë pritet që Apeli të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, vendim i ankimuar nga dy avokatët e tij.

Ndërkohë në orën 10:00 Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK, teksa kujtojmë se në seancën e parë, ai nuk pranoi të shkonte. Opsionet janë të hapura, në varësi të vendimit të Apelit, i cili mund të lërë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ apo ta rrëzojë atë.

Sipas juristëve, nëse Apeli pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme. Ndërkohë, nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do të duhet të kërkojë autorizim në Kuvend.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI