Flash

Berisha: Ermonela liroi burrin nga banditët/ Ulsi, i ke ditët e numëruara, të pret burgu

Lapsi.al 20 November 2023
Berisha: Ermonela liroi burrin nga banditët/ Ulsi, i ke ditët e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit është treguar i ashpër me disa përfaqësues të maxhorancës.

“Ku të lënë Felajt felë për të tjerë? I marrin të gjitha për vete. Thoni ‘jo’ po të doni zonja. Edhe ju keni zgjedhës. Më mirë t’i thoni asaj që mos të luajë familjarët. Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgorore, se do çlironte banditët, shkoi vetë ajo e çliroi. Sot burri i saj është prokuror. Apo jo Pandeli. Fol o Pandeli. Ja ku erdhi dhe Ulsiu. Që i ka ditët e numëruara. Ja badygardi i Ramës. S’ka ardh Taulant Begoyarsin se po merret me biografinë e policëve. Ku është ay o Ulësi? Se betë luftë për postin e njëri-tjetrit. Edhe ti atje do të shkosh. I ke ditët e numëruara. Bëj ç'të duash, ke marrë fund. Misi-s covidi-i, është për t’i thënë misis mortja. Ke vjedhur. Ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj edhe ke imuniteti.”, tha Berisha.

Tensionet në Kuvend kanë nisur ende pa nisur seanca plenare kur pritet të miratohet buxheti i vitit 2024. Të parët në sallën e Kuvendit janë futur deputetët e opozitës ku kthyen përmbys karriget, ndërsa të pranishëm janë edhe punonjësit e Gardës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI