Flash

Asllani i sinqertë: Duhet të fitonim, Ishujt Faroe na surprizuan

Lapsi.al 20 November 2023
Asllani i sinqertë: Duhet të fitonim, Ishujt Faroe na surprizuan

Futbollisti i kombëtares Kristjan Asllani është shprehur pas ndeshjes se është surprizuar nga Ishujt Faroe, për mënyrën sesi luajtën ata.

“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë, bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam, por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu.

Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullarë të stërviten shumë mirë. Nuk po kuptonim si po luanin. Kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por ishte e vështirë të vertikalizoje”, - u shpreh Asllani pas ndeshjes.

“Kur ekipet luanin në mbrojtje është e vështirë që ta çosh tipin brenda. E di që duhet të punojmë shumë për të fituar. Shkuam në europian, jemi të lumtur. U kualifikua Italia? Më vjen mirë sepse kam shumë shokë që luajnë për Italinë” - tha Asllani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Lushnje

Një aksident ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Dushk. Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është p...

17:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI