Flash

11 urdhër-arreste/ Zbulohet lidhja mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës

Lapsi.al 20 November 2023
11 urdhër-arreste/ Zbulohet lidhja mes Erzen Breçanit dhe Ervin

Janë mësuar detaje të reja nga operacioni i SPAK që çoi në nxjerrjen e 11 urdhër-arresteve mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, Eralbi Breçanin. Ish-zyrtari i policisë që pas largimit nga radhët e uniformave blu ka drejtuar një biznes privat security dhe djali i tij akuzohen për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale dhe pastrim parash.

Sipas të njëjtave burime gjithçka është zbuluar nga zbërthimit i telefonave të enkriptuar “Sky ECC”. Ata kanë pasur lidhje me Ervin Matën një emër të njohur për drejtësinë i cili është shpallur në kërkim.

Raportohet se Breçani dhe Mata kanë edhe lidhje krushqie me njëri-tjetrin pasi djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës. Mata u përfshi në një përplasje me armë në zonën e ish-Bllokut në 2018-ën me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha një nga shoqëruesit e këtij të fundit. Ai u qëllua nga ish-komandoja Merviol Bilo. Mata është prej vitesh në kërkim nga policia.

Lapsi.al mëson se mes të arrestuarve në kuadër të operacionit të gjerë të Prokurorisë së Posaçme është edhe një zyrtare e Policisë së Shtetit. Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Një tjetër polic i arrestuar është edhe Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6.

Sipas asaj që raportohet ka edhe efektivë të tjerë të arrestuar në këtë operacion. Ndaj tyre rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Lushnje

Një aksident ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Dushk. Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është p...

17:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI