Flash

Të hënën seanca në Apel/ A do të shkojë Sali Berisha në SPAK

Lapsi.al 19 November 2023
Të hënën seanca në Apel/ A do të shkojë Sali

Në orën 09:00 të së hënës është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën. Në këtë seancë pritet që gjykata të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit të ankimuar nga dy avokatët e tij. Gjykata e Posaçme kishte vendosur më herët masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Berisha nuk e ka pranuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën. Për këtë edhe i është drejtuar gjykatës së Apelit.

Po të hënën në orën 10.00, Berisha do të duhet të paraqitet sipas urdhëresës, në SPAK. Në seancën e parë Berisha nuk pranoi që të shkonte. Sipas tij, gjykata duhet më parë të merrte lejen e Kuvendit. Të gjitha pikëpyetjet janë se çfarë do të ndodhë nëse Berisha nuk paraqitet edhe këtë herë. Juristët janë shprehur se një pjesë të çështjes pritet ta zgjidhë gjykata e Apelit.

Nëse ai pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme. Ndërkohë, nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do duhet të kërkojë autorizim në Kuvend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI