Flash

PAMJET/ Pas Krujës dhe Maliqit, përgjaken rrugët në Fier dhe Tiranë

Lapsi.al 19 November 2023
PAMJET/ Pas Krujës dhe Maliqit, përgjaken rrugët në Fier dhe

Nuk ndalen aksidentet këtë të diel. Pas ngjarje të rënda të shënuara në Krujë ku një i kalimtar i moshuar humbi jetën dhe aksidentit në Maliq ku u plagosën 2 të rinj, ngjarje të tjera raportohen në rrugët e vendit.

Pak minuta më parë një aksidentet ndodhi në aksin rrugor Fier - Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë 2 drejtuesit dhe 3 pasagjerë kanë marrë plagë të rënda. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 2 ambulanca të cilat kanë përcjellë për në spital të plagosurit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.43-2.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.43-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.43.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.42-2.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.42-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.42.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.41-2.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.41-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.41.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.53.40.mp4"][/video]

Një tjetër aksident ka ndodhur gjithashtu para pak minutash në Tiranë në rrugën "Hoxha Tahsim". Një mjet ka përplasur një motor ku për pasojë drejtuesi i motorit është dërguar me ambulancë në spital. Nuk dihen ende shkaktari i aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e përplasjes.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Video-2023-11-19-at-21.54.18.mp4"][/video]

Më herët rreth orës 18:15, në Nikël të Krujës, një 23-vjeçar me iniciale E. K., duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka aksidentuar një 77-vjeçar me iniciale S. S., banues në Nikël. Si pasojë e aksidentit, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

5 minuta më herët një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Korçë - Pogradec, pranë fshatit Veliternë të Maliqit. Një automjet tip "Ford" me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç dhe që kishte si pasagjer një 17-vjeçar tjetër me iniciale A. K.. Të dy të miturit janë plagosur dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

aksidente

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti. Sipas policisë, dy 17-vjeçarët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës. Sipas dëshmitarëve, automjeti ka kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale për në krahun tjetër në drejtim të pikës së karburantit, moment ky që ka sjellë edhe përplasjen.

Megjithatë policia thotë se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI