Flash

Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve Jabalia

Lapsi.al 19 November 2023
Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve Jabalia

Të dielën forcat izraelite u përballën me militantët e Hamasi ndërsa po përpiqeshin të hynin në kampin më të madh të refugjatëve që ndodhet në Gazë.

Po sot gazeta 'Washington Post' njoftoi se ndërmjetësit amerikanë ishin pranë një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit për të liruar me dhjetëra gra dhe fëmijë që mbahen peng prej militantëve, në këmbim të një pauze pesë-ditore të luftimeve. Një gjë e tillë do të ndihmonte në rritjen e dërgesave në ndihma për popullatën civile të Gazës. Gazeta citonte persona në dijeni të kësaj çështjeje.

Një ditë më parë 'Washington Post' njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje parakrake, po një gjë e tillë u hodh poshtë nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët amerikanë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se përpjekjet po vazhdonin për të arritur një marrëveshje.

Grupi militant, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur një organizatë terroriste, mori peng rreth 240 persona më 7 tetor ditën kur sulmoi kufirin jugor të Izraelit.

Të dielën, Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani tha në një konferencë shtypi në Doha se tashmë çështjet që bllokonin arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, ishin "shumë të vogla", kryesisht çështje praktike dhe logjistike sikurse tha ai.

Bisedimet delikate mbi çështjen e pengjeve përkojnë me përgatitjet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën kundër Hamasit në gjysmën jugore të Gazës, me popullsi të dendur.

Forcat izraelite thonë se kanë marrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit në veri, veriperëndim dhe lindje rreth qytetit të Gazës.

Dëshmitarët njoftuan për luftime të ashpra gjatë natës mes Hamasit dhe forcave tokësore izraelite që po përpiqeshin të avanconin në Jabalia, kampi më i madh i rajonin, ku ndodhen rreth 100 mijë persona.

Jabalia ka qenë objekt i bombardimeve të përsëritura izraelite që kanë vrarë shumë civilë, thonë mjekët palestinezë, por autoritetet izraelite thotë se si pasojë e sulmeve janë vrarë shumë militantë që strehoheshin atje.

Të dielën herët në mëngjes, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve ngjitur me Jabalian që të largohen drejt pjesës jugore të Gazës "për të qenë të sigurt". Ata postuan mesazhe në gjuhën arabe në platformën e mediave sociale X.

Por shumica e banorëve të Jabalias i kanë refuzuar thirrjet e mëparshme izraelite për t’u larguar drejt jugut.

Pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, në të cilin u vranë rreth 1200 izraelitë, kryesisht civilë, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin. 7 tetori konsiderohet si dita më e përgjakshme në historinë 75-vjeçare të vendit.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se numri i viktimave si pasojë e sulmeve izraelite ka arritur në 12,300 perosna mes tyre 5 mijë fëmijë./Zëri i Amerikës

Të këshilluara

Procedimi i SPAK, dorëhiqet Ilir Beqja

Pas vendimit të SPAK për ti bllokuar pasaportën dhe mbikqyrur lëvizjen, Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategj...

14:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI