Flash

2 aksidente në pak minuta/ I moshuari humb jetën, plagosen 2 të rinj

Lapsi.al 19 November 2023
2 aksidente në pak minuta/ I moshuari humb jetën, plagosen 2 të

Dy aksidente të rënda ndodhën mbrëmjen e së dielës në Krujë dhe Korçë. Rreth orës 18:15, në Nikël, një 23-vjeçar me iniciale E. K., duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka aksidentuar një 77-vjeçar me iniciale S. S., banues në Nikël. Si pasojë e aksidentit, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia thotë se një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

5 minuta më herët një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Korçë - Pogradec, pranë fshatit Veliternë të Maliqit. Një automjet tip "Ford" me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç dhe që kishte si pasagjer një 17-vjeçar tjetër me iniciale A. K.. Të dy të miturit janë plagosur dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti. Sipas policisë, dy 17 vjeçarët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës. Sipas dëshmitarëve, automjeti ka kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale për në krahun tjetër në drejtim të pikës së karburantit, moment ky që ka sjellë edhe përplasjen.

Megjithatë policia thotë se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI