Flash

Vlorë, arrestohet "skifteri" 41-vjeçar

Lapsi.al 18 November 2023
Vlorë, arrestohet "skifteri" 41-vjeçar

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 8”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Vodhën një shumë parash në një banesë, në qytetin e Vlorës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi shuma parash në euro dhe dollarë, të dyshuara të falsifikuara, një dedektor për GPS, një palë targa, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore,

organizuan operacionin policor të koduar “Storm 8”, në kuadër të të cilit bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:

M. A., 41 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

41-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër shtetas (vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij) kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 41 900 euro të dyshuara të falsifikuara, 10950 dollarë të dyshuar të falsifikuar, një dedektor për GPS, një palë targa të huaja, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë, veshjet e përdorurua nga ky shtetas, një kapele kamuflazhi dhe një palë doreza.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Arrestohen 3 shpërndarës droge në Shkodër

Tre të rinj janë vënë në pranga në kuadër të operacionit Tempulli pasi dyshohet se shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Njoftimi ...

11:10

Kualifikimi ne Europian, reagon Armando Broja

Ka apo nuk ka çështje Broja në Kombëtare? Është apo nuk është i dëmtuar? Përse nuk ftohet? Këto janë pyetjet që nuk kanë rëndësi, të paktën për momentin. Ve...

21:43

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI