Flash

U kap me mijëra euro dhe drogê në Itali, lihet në burg 22-vjeçari

Lapsi.al 18 November 2023
U kap me mijëra euro dhe drogê në Itali, lihet në burg

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane pasi në banesë i janë gjetur mijëra euro si dhe lëndë narkotike. Mediat italiane raportojnë se ndaj të riut kishte një urdhër arresti, pasi ishte me dokumentacion jo të rregullt në territorin italian.

Pas identifikimit dhe ndalimit të tij nga policia të riut i janë gjetur 30 mijë euro të gatshme, të cilat shtuan dyshimin e autoriteteve se mund të vinin nga veprimtari kriminale.

Policia ka vijuar kontrollet në banesën e tij në zonën e Triestes, ku dhe janë gjetur rreh 60 gramë kokainë dhe ekstazi, kartëmonedha njëqind dollarësh e shumë të tjera. Në banesë u kontrolluan, po ashtu edhe bodrumi i godinës dhe makina, kontrollet u kryen me ndihmën e ekipit të qenve të policisë financiare. 22-vjeçari është lënë në burg në Coroneo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI