Flash

Si nëpër filma/ Roja bregdetare greke ndjek jahtin me 60 emigrantë

Lapsi.al 18 November 2023
Si nëpër filma/ Roja bregdetare greke ndjek jahtin me 60

Roja bregdetare greke ka ndjekur për më tepër se 2 orë një jaht në të cilin transportoheshin më shumë se 60 emigrantë klandestinë.

Operacioni u zhvillua në zonën Porto Rafti, vetëm 40 km në jug të Athinës. Sipas rojës bregdetare, trafikantët përdorën një linjë të pa përdorur më parë, duke udhëtuar në ujërat ndërkombëtare nga brigjet turke drejtë Athinës, duke shmangur çdo dyshim.

Mësohet se emigrantët u larguan menjëherë sapo zbritën në breg dhe u deshën forca të shumta policie për të ndaluar rreth 30 prej tyre, ndërsa të tjerët mundën të largohen me shpejtësi në brendësi të tokës greke.

Prej hetimeve rezultoi se ata kishin paguar 4 deri në 6 mijë euro trafikantëve për të mbërritur në brigjet greke.

Jahti u ndalua në ishullin Kea, 15 milie në jug të Athinës. Dy trafikantë u arrestuan dhe pritet të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ndërsa jahti u sekuestrua.

https://www.youtube.com/watch?v=HXTgtGHWEJI

Të këshilluara

Vlorë, arrestohet "skifteri" 41-vjeçar

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 8”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhën një shumë parash në një banesë, në qytetin e Vlorë...

11:20

Arrestohen 3 shpërndarës droge në Shkodër

Tre të rinj janë vënë në pranga në kuadër të operacionit Tempulli pasi dyshohet se shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Njoftimi ...

11:10

Kualifikimi ne Europian, reagon Armando Broja

Ka apo nuk ka çështje Broja në Kombëtare? Është apo nuk është i dëmtuar? Përse nuk ftohet? Këto janë pyetjet që nuk kanë rëndësi, të paktën për momentin. Ve...

21:43

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI