Flash

“Shqiptarët gënjejnë”, Serbia mohon pasivizimin e adresave: S’janë fshirë nga listat

Lapsi.al 18 November 2023
“Shqiptarët gënjejnë”, Serbia mohon pasivizimin e

Ministria serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen Lokale mohon fshirjen e mijërave shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga listat e votuesve dhe ankesat e tyre se policia i ka pasivizuar adresat, duke i lënë pa dokumente personale.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Kreu i ministrisë në fjalë, njëherazi president i organizmit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinovic, i cilësoi pretendimet si “të papranueshme dhe plotësisht të pasakta”.

“I ashtuquajturi pasivizim i adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë, nuk është duke ndodhur”, deklaroi ai, duke insistuar se shqiptarët në Serbi “kanë të drejtën të votojnë dhe çdo të drejtë tjetër, ashtu si të gjithë shtetasit e tjerë të këtij vendi. Ai shtoi sakaq se pasivizimi i adresave bëhet “në përputhje me ligjin”.

“Ministria e Punëve të Brendshme e ka një procedurë unike për verifikim të adresave, prandaj nuk mund të thuhet se ka të bëjë me një grup apo territor specifik”, ishte komenti i Martinovic. Ministria e drejtuar prej tij po ashtu pohoi se që nga fillimit të vitit 2023 “nuk është dorëzuar asnjë apel kundër vendimeve për fshirje të personave nga lista e votuesve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Reagimi i tij erdhi një ditë pasi REL raportoi rastin e dy shqiptarëve në jug të Serbisë, Safet Demirovicit dhe Teuta Fazliut, adresat e të cilëve janë pasivizuar me arsyetimin se nuk jetojnë në adresat e regjistruara. Të dyja këto raste kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, dhe në apel u tha se ata janë viktima të diskriminimit, ndërsa policia ua ka fshirë adresat në mënyrë të paligjshme me qëllimin t’iu mohohen të drejtat themelore.

Përveç të drejtës për dokumentacion dhe sigurim shëndetësor, aty u është mohuar edhe e drejta për të votuar në zgjedhje. Sipas të dhënave të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që prej vitit 2022, në Luginën e Preshevës janë pasivizuar adresat e më shumë se 2.900 qytetarëve, procedurë kjo siç pohon organizata, nuk është kryer në përputhje me ligjin./REL

Të këshilluara

Dëborë edhe në Bulqizë

Për shkak të uljes së temperaturave dëbora ka zbardhur sot malet e Bulqizës. Reshje e dendura të shiut të një nate më parë u shoqëruan me temperatura të ulët...

11:41

Vlorë, arrestohet "skifteri" 41-vjeçar

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 8”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhën një shumë parash në një banesë, në qytetin e Vlorë...

11:20

Arrestohen 3 shpërndarës droge në Shkodër

Tre të rinj janë vënë në pranga në kuadër të operacionit Tempulli pasi dyshohet se shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Njoftimi ...

11:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI