Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Prapaskenat/ Beqaj në dijeni për vendimin e SPAK, si e ndryshoi papritur strukturën e agjencisë për të favorizuar të besuarit e tij

Lapsi.al 18 November 2023
Prapaskenat/ Beqaj në dijeni për vendimin e SPAK, si e ndryshoi

Njësoj si në shumë raste të tjera edhe për eferën e koncensionit miliona euro të sterilizimit, duket se SPAK nuk është një strukturë totalisht sterile, e pandikuar nga qeveria dhe Edi Rama.

Mjafton të përmendim këtu trajtimin me standard tjetër të Ilir Beqajt, të cilit iu komunikua sot një masë sigurie shumë më e lehtë sesa zyrtarë të tjerë të Rilindjes që akuzohen po për të njëjtat vepra penale e që sot janë pas hekurave.

Lexo edhe: Afera e sterilizimit/ Dobësia e Ramës dhe e SPAK për Ilir Beqajn

Jo vetëm kaq, por zhvillimet e kohëve të fundit në agjencinë që ai drejtonte, në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të bëjnë të besosh se në fakt Ilir Beqaj kishte dijeni për çfarë do t’i ndodhte.

Një burim pranë qeverisë i tha Lapsi.al se Beqaj nisi në mënyrë të beftë një ristrukturim të agjencisë, me qëllimin e vetëm që në pozicionet kyçe të vendoste njerëzit e tij të besuar. Plani është ky. Edhe pas largimit të tij nga drejtimi për shkak të vendimit të pritshëm të SPAK, ai të vijonte të kishte dorën e zgjatur në agjencinë që menaxhon miliona euro nga programet ndërkombëtare.

Ndryshimet më radikale ishin në drejtoritë ku janë paratë që Bashkimi Europian sjell në vendin tonë përmes programeve të ndryshme. Në një nga drejtoritë më të rëndësishme në SASPAC që menaxhon fondet e BE për bashkitë, Ilir Beqaj emëroi një ish vartës të besuar të tij gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë dhe me dijeni mbi procedurën e koncensionit të sterilizimit.

Një tjetër i besuar i tij i promovuar së fundi brenda SASPAC mori drejtimin e Programeve të Fondeve që BE alokon për institucionet shqiptare. Edhe pozicionet e tjera në strukturën e agjencisë u ndryshuan dhe u kopsitën në mënyrë të atillë që njerëzit e tij, kryesisht bashkëpunëtorë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe personazhe që punuan me të në fushatë, të merrnin pozitat kryesore në këtë institucion.

Lexo edhe: Kthesa në aferën e sterilizimit/ Ilir Beqaj një hap larg burgut, SPAK i cakton masë sigurie

Ndryshimet u bënë me një shpejtësi të madhe dhe u zyrtarizuan nga Departamenti i Administratës Publike në ditët e fundit, duke shtuar më shumë dyshimet se Beqaj ka qenë në pritje të lëvizjes së SPAK, mëson Lapsi.al

Struktura e re e SASPAC është miratuar ndërkohë edhe nga Edi Rama pasi agjencia që drejtonte Ilir Beqaj është në varësi të Kryeministrit. Pasi SPAK i komunikoi masën e sigurisë për “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, Ilir Beqaj njoftoi largimin nga drejtimi i SASPAC.

“Për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, shkruajti Beqaj duke mbrojtur ndër të tjera edhe koncensionin e firmosur prej tij.

Nuk është hera e parë që shumë lëvizje të SPAK dihen paraprakisht nga qeveria përpara se të shpallen duke vënë në pikëpyetje integritetin e kësaj strukture. Kujtojmë arrestimet e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, por edhe raste të tjera. Të hënën në orën 12:00 Beqaj do të paraqitet në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Procedimi i SPAK, dorëhiqet Ilir Beqja

Pas vendimit të SPAK për ti bllokuar pasaportën dhe mbikqyrur lëvizjen, Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategj...

14:35

Dëborë edhe në Bulqizë

Për shkak të uljes së temperaturave dëbora ka zbardhur sot malet e Bulqizës. Reshje e dendura të shiut të një nate më parë u shoqëruan me temperatura të ulët...

11:41

Vlorë, arrestohet "skifteri" 41-vjeçar

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 8”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhën një shumë parash në një banesë, në qytetin e Vlorë...

11:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI