Flash

GJKKO cakton seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj

Lapsi.al 18 November 2023
GJKKO cakton seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcaktuar seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Seanca e marrjes në pyetje, është caktuar të hënë më datë 20 nëntor në orën 12:00.

Beqajt Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' dhe 'ndalim të udhëtimit jashtë shtetit' nën akuzën e ''shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit. Në një reagim ish-ministri shkruan se ka rezerva serioze për hetimin, por se nuk do të apelojë vendimin.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objek: Marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 20.11.2023 ora 12:00.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI