Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet armëpushim

Lapsi.al 18 November 2023
Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet

Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës nëse arrihet armëpushim, citohet të ketë thënë më 18 nëntor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, u tha Erdogan gazetarëve që gjendeshin në avionin me të cilin lideri turk po kthehej nga Gjermania.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Izraeli deri më tani ka refuzuar thirrjet për armëpushim, duke thënë se do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës deri sa të shkatërrojë Hamasin – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe të lirojë pengjet e marra nga Hamasi.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit. Sulmuesit e Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen 240 të tjerë.

Mbi 11.400 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Në shifrat për viktimat, të prezantuara nga autoritetet palestineze, nuk bëhet dallimi mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra sulmues të Hamasit.

“Ne do të bëjmë përpjekje të rindërtojmë infrastrukturën e dëmtuar në Gazë dhe të rindërtojmë shkollat e shkatërruara, spitalet dhe ndërtesat e ujit dhe energjisë”, citohet të ketë thënë Erdogan, sipas transmetuesit A Haber.

Turqia ka kritikuar ashpër Izraelin për luftën në Gazë. Më herët gjatë javës, Erdogan i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të tregojë nëse Izraeli ka armë bërthamore dhe gjatë bisedës me gazetarë më 18 nëntor ai bëri thirrje që në Izrael të kryhen inspektime për armë bërthamore.

“Si Turqi, ne e bëjmë këtë thirrje. Armët bërthamore të Izraelit duhet të inspektohen dhe të hiqet çdo dyshim, para se të jetë shumë vonë”, tha ai.

Erdogan tha po ashtu se familjarët e izraelitëve që po mbahen pengje nga Hamasi i kanë dërguar atij një letër, duke i kërkuar që të ndërhyjë në mënyrë që ata të sigurohet. Presidenti turk tha se agjencia turke e inteligjencës në mënyrë aktive po e shqyrton këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI