Flash

Akuzohet për krime lufte, vihet në pranga shtetasi serb në Kosovë

Lapsi.al 18 November 2023
Akuzohet për krime lufte, vihet në pranga shtetasi serb në

Policia e Kosovës ka arrestuar një  serb nën dyshime për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale S.N, 59 vjeç, i cili u ndalua sot në Jarinjë 'pasi dyshohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Policia tha se i dyshuari pritet të merret në pyetje në prezencë të avokatit të tij mbrojtës. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës. Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI