Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

VOA: Gaza lë në hije vizitën e Erdoganit në Gjermani

Lapsi.al 17 November 2023
VOA: Gaza lë në hije vizitën e Erdoganit në Gjermani

Ata kanë pikëpamje të kundërta për luftën e Izraelit me Hamasin dhe qëndrime kontradiktore ndaj Moskës, pas ndërhyrjes së saj në Ukrainë, por kur udhëheqësit e Gjermanisë dhe të Turqisë të takohen të premten në Berlin, ata do të kenë shtytje të forta ekonomike dhe elektorale për të biseduar.

Vizita e parë e Presidentit Tayyip Erdogan në Gjermani, që nga viti 2020, vjen në prag të zgjedhjeve lokale turke, ku partia e tij shpreson të fitojë bashkitë e Ankarasë dhe Stambollit.

Perspektiva e një qasje më të mirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe liberalizimi i vizave do të ishte një dhuratë e madhe për votuesit turq, të cilët po përballen me inflacionin e lartë dhe krizën e thellë ekonomike që ka kapluar Turqinë.

Zoti Erdogan gjithashtu do të ketë nevojë për bekimin e Kancelarit Olaf Scholz nëse dëshiron të blejë 40 avionë luftarakë të modelit “Eurofighter Typhoon” për të cilët njoftoi të enjten. Gjermania, nëpërmjet kompanisë Airbus, është një vend partnere në konsorciumin që i prodhon avionët.

​Për zotin Scholz, i cili kryeson një koalicion trepalësh, roli i Ankarasë në frenimin e migracionit në BE e bën atë një partner të domosdoshëm.

Në shenjë të rëndësisë së vizitës, Kancelari Scholz u përpoq të mos i përgjigjej drejtpërdrejt thirrjeve të ashpra të zotit Erdogan ndaj luftës së Izraelit kundër Hamasit, ku mijëra palestinezë kanë humbur jetën.

Militantët e Hamasit vranë mbi 1200 njerëz në sulmin e përgjakshëm të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe morën mbi 240 pengje.

Të mërkurën, ndërsa Presidenti Erdogan e quajti Hamasin një “organizatë çlirimtare”, zoti Scholz tha se “akuzat e ngritura kundër Izraelit ishin absurde”.

Por zoti Erdogan e ashpërsoi edhe më tej qëndrimin të mërkurën duke e etiketuar Izraelin si “shtet terrorist” me “mbështetje të pakufizuar” nga Perëndimi, dhe duke sugjeruar se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Gjermania ka shprehur solidaritet të fortë me Izraelin, ndërsa ka kërkuar përqendrimin tek zbutja e ndikimit të luftës tek popullsia civile e Gazës.

Vizita e Presidentit turk në Gjermani vjen një ditë pasi komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk shtyu votimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke shtyrë zgjerimin e aleancës pas një pritjeje 18-mujore./VOA

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha evropiane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.3...

09:00

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI