Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Ushtria izraelite: Kemi vrarë shtatë militantë në Bregun Perëndimor

Lapsi.al 17 November 2023
Ushtria izraelite: Kemi vrarë shtatë militantë në Bregun

Ushtria izraelite tha të premten se ka vrarë të paktën shtatë militantë në dy përleshje të ndara në Bregun Perëndimor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – pranoi se një numër i ushtarëve të tij u vranë në mes të dhunës në rritje.

Që prej sulmeve të grupit ekstremist palestinez, më 7 tetor, në pjesën jugore të Izraelit, ka pasur rritje dramatike të numrit të përleshjeve në Bregun Perëndimor, ku ushtria izraelite ka shtuar inkursionet duke synuar grupet militante.

Forcat izraelite kryen një operacion gjatë natës në mes të së enjtes dhe të premtes në një kamp refugjatësh në Xhenin, një qytet në veri të Bregut Perëndimor, i konsideruar prej kohësh qendër e aktivitetit luftarak.

“Në total, të paktën pesë terroristë u vranë,” tha ushtria përmes deklaratës.Diku tjetër, në jug të Bregut Perëndimor, ministria palestineze e Shëndetësisë tha se dy persona u vranë “nga plumbat e ushtrisë izraelite” në hyrje të qytetit të Hebronit.

Ushtria izraelite tha se “dy sulmues mbërritën me një automjet në një kryqëzim ngjitur me Hebronin dhe qëlluan mbi ushtarët që po vepronin në zonë.”

“Ushtarët u përgjigjën me zjarr dhe vranë sulmuesit”, përpara se të kapnin një armë, u tha në një deklaratë, duke shtuar se nuk kishte viktima izraelite.

Në Xhenin, Hamasi, grupi radikal palestinez, tha se tre nga luftëtarët e tij ishin vrarë në sulm – inkursioni i tretë i madh izraelit në zonë në po aq javë.

Të premten në mëngjes, gazetarët e AFP-së panë një kortezh funerali për tre persona, i ndjekur nga dhjetëra vajtues dhe militantë që qëllonin në ajër.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, tha gjithashtu se tre persona u vranë në sulmin në Xhenin dhe 15 të tjerë u plagosën, katër prej tyre në gjendje kritike.Shkëmbim zjarri

Ushtria izraelite tha se “një celulë e armatosur terroriste që qëlloi ndaj forcave izraelite të sigurisë u godit nga një avion [ushtarak].”

Në deklaratë gjithashtu thuhet se “terroristët që qëlluan dhe hodhën mjete shpërthyese ndaj forcave të sigurisë u neutralizuan.”

Ushtria tha se “terroristët dhe personat e armatosur u larguan nga zona me automjete dhe ambulanca në drejtim të zonës së spitalit Ibn Sina në Jenin me qëllimin për t’u fshehur atje. Sipas ushtrisë një automjet u ndalua në hyrje të spitalit.

Ai publikoi pamjet që dukej se tregonin armët duke u hequr nga një automjet jashtë një spitali.Izraeli vazhdimisht thotë se militantët e Hamasit në Rripin e Gazës po përdorin spitalet si bazë për sulmet e tyre, një akuzë që grupi islamik e mohon vazhdimisht.

Sipas Izraelit, persona të armatosur të Hamasit, grupit ekstremist palestinez, gati gjashtë javë më parë dolën nga Gaza dhe vranë 1.200 njerëz – kryesisht civilë – dhe kapën rreth 240 pengje.

Si hakmarrje për sulmet, Izraeli filloi bombardimet dhe një ofensivë tokësore kundër Hamasit, grupit radikal palestinez, në Gaza, për të cilën autoritetet në territorin e drejtuar nga ky grup thonë se kanë vrarë të paktën 11.500 njerëz, kryesisht civilë.

Një inkursion javën e kaluar në Xhenin rezultoi me 14 vdekje të palestinezëve – sipas ministrisë së Shëndetësisë – në sulmin më vdekjeprurës në Bregun Perëndimor që prej të paktën vitit 2005, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI