Flash

U kap me armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 17 November 2023
U kap me armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak në lokal. Bëhet fjalë për shtetasin Aurel Lazaj. Gjatë operacionit të koduar “Befasia”, u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Him Kolli”, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e tij. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi Aurel Lazaj, të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha evropiane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.3...

09:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI