Flash

Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament

Lapsi.al 17 November 2023
Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament

Prej disa javësh parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një arenë përleshjesh, ku hidhen bomba tymuese, ku votohet me urgjencë dhe pa diskutime, ku prishen punimet e komisioneve dhe shumica e tyre zhvillohen në mënyrë të jashtëligjshme, on line.

Po cila është gjeneza e kësaj turbullie të re të shkaktuar nga radikalizimi i opozitës?

Përfaqësuesit e PD-së reale pretendojnë se shumica socialiste po shkel me të dyja këmbët kushtetutën dhe ligjin duke mos lejuar ngritjen e 7 komisioneve hetimore (shiko poshte listën e tyre të plotë). Si pasojë e këtij dhunimi flagrant, pretendojnë ata, çdo deputeti opozitar i lind detyrimi që të rikthejë të drejtën e mohuar qoftë dhe me mënyra destruktive.

Nga ana tjetër, socialistët thonë se opozita po kërkon më tepër nga sa i takon në tejkalim të kushtetutës dhe ligjit. Këtë version e mbrojti nga një asamble e zgjeruar nga Dibra, në 15 nëntor edhe kryeministri Rama.

LEXO ME TEJ:

Dhuna në parlament/ Si po durojnë deputetët e Partisë Socialiste 

"Thonë se kërkojnë të drejta që po iu mohohen, por kjo është e pavërtetë. Asnjë e drejtë nuk po iu mohohet. Po iu mohohet, mbase po, abuzimi me të drejtën për të bërë detyrën. Eshtë gënjeshtër që një grup deputetësh kanë të drejtë të bëjnë ça t’iu teket, të shfrytëzojnë kushtetutën dhe ligjet për t’i kapërcyer ato...Patjetër që opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, kjo nuk diskutohet, por ama është shumë e qartë se hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë atë. Dhe për këtë gjykata kushtetuese ka vendosur një kornizë shumë të qartë dhe të prerë. Dhe ato që nuk iu takojnë, jo nëpër penxhere, por edhe deri në taracë po të ngjiten nuk mund t’i bëjnë me miratimin tonë" tha ai (video poshtë minutat 4605 deri 4809).

Pretendimi i Ramës se opozita po kërkon më tepër të drejta sesa i jep ligji, është hedhur poshtë sot nga Oerd Bylykbashi. Ai ka kujtuar se: "Neni 77, pika 2, i Kushtetutës përcakton fare qartë e pa asnjë ekuivok se: “Kuvendi me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”. Pra nga ky nen del qartë se një komision hetimor, nëse atë e kërkojnë 35 deputetë, ngrihet automatikisht. Gjykata ka vendosur se “E drejta e pakicës vetëm për sa i përket kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor mbetet një e drejtë e pakufizuar nga vullneti i shumicës. Njëkohësisht, e drejta e pakicës për të disponuar mbi objektin e hetimit e kufizon kompetencën e shumicës për ta ndryshuar këtë objekt pa pëlqimin e pakicës, me përjashtim të rasteve kur nga qëllimi dhe objekti i hetimit konstatohet se preken parimet kushtetuese.”

Pamjet kaotike në parlament/ Komisionet hetimore që ka varrosur shumica 

Për të shmangur këtë detyrim të pashmangshëm Partia Socialiste është detyruar të prodhojë alibi të ndryshme. Fillimisht me gojën e Taulant Ballës adaptoi slloganin se ne nuk miratojmë asnjë nismë që ka nënshkrimin e Non gratës, duke nënkuptuar Sali Berishën. Kur u pa se kjo dredhi antiligjore nuk pinte ujë, PS u hodh tek një tjetër: Gjykata Kushtetuese ka sygjeruar ndryshimin e ligjit të komisioneve hetimore, dhe prandaj ne do përmirësojmë fillimisht ligjin e pastaj do ngrejmë komisionet. Duket se këtë alibi i ka servirur edhe ndërkombëtarëve të shqetësuar për destabilitetin e parlamentit dhe shkeljen flagrante të të drejtës për komisione hetimore. Kjo gjë u pa qartë edhe në progres raportin e fundit të BE për vendin tonë. Aty thuhet: "mazhoranca i hodhi poshtë kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës […] ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore".

Pra ndryshe nga sa tha Rama në Dibër se kërkesat e opozitës shkojnë përtej kushtetutës, emisarët e rij nuk i kanë thënë reporterëve të BE-së një mufkë kaq të trashë. Ata janë munduar të justifikohen se do ndryshojnë ligjin. Por edhe kjo alibi nuk zë vend. Dhe prandaj në Progres raport theksohej: “Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi”, duke lënë të kuptohet se pengimi për ngritjen e komisioneve hetimore është abuziv.

Duke qenë se asnjë nga këto argumenta nuk zë vend për konsum të brendëshëm propagandistët e rilindjes kanë hedhur edhe një version politik.

PD-ja po bën sherr se për të mbrojtur interesat e Berishës që i frikësohet hetimit të SPAK. Por kundërpërgjigjen e kësaj teze e ka dhënë Gazment Bardhi që me mbështetësit e tij i ka prirë luftës obstruksioniste në kuvend: "Le të zbatojnë ligjin, le të ngrejnë komisionet hetimore dhe do të kenë mundësinë të shohin se parlamenti do të kthehet në normalitet, pavarësisht se çfarë ndodh mes SPAk dhe Saliut". Deri atëherë me sa duket kuvendi nuk do të gjejë qetësi. 

©Lapsi.al

 

Komisionet hetimore që Shumica socialiste ka rrefuzuar

1- Investimet strategjike

2- Cështja McGonigal

3- Grabitja e Portit të Durrësit

4- Udhëtimet me charter të kryeministrit

5- Skandali i vjedhjes së të dhënave të TIMS

6- Kontratave konçensionare në shendetësi

7- Vendimmarrjeve në konflikt interesi

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI