Flash

Meloni për marrëveshjen e refugjatëve: Inovative e inteligjente, mund të jetë shembull për të tjerët

Lapsi.al 17 November 2023
Meloni për marrëveshjen e refugjatëve: Inovative e inteligjente,

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët të cilët do të vijnë dhe do të akomodohen në Shëngjin.

Sipas Melonit kjo është një marrëveshje inovative dhe inteligjente. Sipas numrit një të Italisë, kjo marrëveshje mund të shërbeje edhe si një shembull për të tjerët.

“Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë. Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë. Italia ka vendosur të jetë lider në këtë … në momentin kur ne duhet të kërkojmë zgjidhje të reja për të menaxhuar problemin që ndoshta nuk e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë deri tani”, tha Meloni gjatë një vizite në Kroaci.

Të këshilluara

Stuhia polare po i afrohet Shqipërisë

Kjo e enjte shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet ...

20:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI