Flash

Kapet me doza heroine, i kishte gati për ti shitur, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Lapsi.al 17 November 2023
Kapet me doza heroine, i kishte gati për ti shitur, arrestohet

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur në flagrancë me sasi lënde narkotike heroine. Sipas forcave blu, personi me inicialet B.P, i kishte bërë gati lëndët narkotike për shitje në lagje të ndryshme të qytetit.

“Nga hetimet intensive dhe kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Berat. 45-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “22-Tetori”, teksa mbante me vete, një sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza, për shitje në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha evropiane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.3...

09:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI