Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

BE arrin marrëveshje, ndalohet dërgimi i mbeturinave në vendet që nuk mund t’i përpunojnë

Lapsi.al 17 November 2023
BE arrin marrëveshje, ndalohet dërgimi i mbeturinave në vendet

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare kanë arritur një marrëveshje për të rishikuar rregulloren e bllokut për dërgesat e mbeturinave dhe për t’i dhënë fund eksporteve të llojeve të caktuara të tyre në vendet e treta që nuk janë në gjendje t’i përpunojnë siç duhet, tha Parlamenti i BE-së të premten.

“Eksportet e disa mbeturinave jo të rrezikshme dhe përzierjet e tyre (…) do të lejohen vetëm në ato vende që nuk janë anëtare të OECD-së që pranojnë dhe përmbushin kriteret për trajtimin e mbetjeve të tilla në një mënyrë të shëndoshë mjedisore”, tha Parlamenti.

Shtohet se do të merret parasysh edhe pajtueshmëria me të drejtat ndërkombëtare të punëtorëve.

Në vitin 2021, Komisioni Evropian propozoi një rinovim të rregullave të BE-së për dërgesat e mbeturinave për ta bërë më të vështirë për shtetet anëtare shkarkimin e tyre në vendet më të varfra.

“BE më në fund do të marrë përgjegjësinë për mbeturinat e saj plastike duke ndaluar eksportin e tyre në vendet jo anëtare të OECD”, tha në një deklaratë ligjvënësi danez, Pernille Weiss.

Vendet e BE-së duhet të ndalojnë dërgimin e mbeturinave plastike në vendet më të varfra jo më larg se dy vjet e gjysmë nga hyrja e legjislacionit në fuqi, tha Parlamenti.

Gjithashtu u bë e ditur se do të shtrëngohen rregullat për eksportet e mbeturinave plastike në vendet brenda OECD, grupit të vendeve kryesore të pasura në botë.

Në vitet e mëparshme, rreth gjysma e eksporteve të mbeturinave të BE-së shkuan në vendet jo anëtare të OECD-së me rregulla më të dobëta të menaxhimit të tyre sesa në BE, duke transportuar ndotjen e BE-së jashtë vendit./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI