Flash

Zv.kryeministri i Kosovës: Pa nënshkrim të marrëveshjeve nuk do të nisë zbatimi i Asociacionit

Lapsi.al 16 November 2023
Zv.kryeministri i Kosovës: Pa nënshkrim të marrëveshjeve nuk

Kosova dhe Serbia diskutuan të enjten në Bruksel në nivel kryenegociatorësh zbatimin e marrëveshjes së arritur me herët gjatë këtij viti për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

I dërguari evropian Miroslav Lajçak zhvilloi takime të ndara me delegacionin serb të drejtuar nga kryenegociatori Petar Petkoviç, për të vazhduar më pas me atë të Kosovës, të drejtuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Por nuk pati një takim trepalësh.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha pas takimit se me zotin Lajçak nuk është diskutuar për Asociacionin e komunave serbe, pasi sipas tij, Kosova ka qëndrim të qartë për këtë çështje.

“Në agjendë ka qenë si pikë mirëpo ne vetëm i kemi treguar zotit Lajçak që ne kemi një pozicion të qartë të artikuluar me 26 tetor në takimin që zoti Kurti kishte me udhëheqësit Evropian, që ne jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruar së bashku me dy dokumentat tjera të rëndësishme, marrëveshjen bazike dhe aneksin implementues. Nuk kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e Bashkimit Evropian, prandaj edhe nuk kemi diskutuar”, tha ai.

Zoti Bislimi tha se projekt statuti i propozuar nga vendet pëerëndimore ka pasur një kujdes të shtuar lidhur me kushtetutshmërinë e vendit. Ai tha se Asociacioni nuk mund të nisë të zbatohet pa nënshkrim të marrëveshjeve.

“Jo nuk mund të nisë për arsye se duhet garanca që kemi një marrëveshje valide e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, tha ai.

Kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviç tha se në takim me zotin Lajçak është diskutuar projekt statuti i Asociacionit që sipas tij është edhe hapi i parë drejt formimit të tij. Ai tha se statuti i Asociacionit është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe Serbia i kushton vëmendje çdo shkronje dhe gjithçka duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Propozimi për projekt statutin e Asociacionit u është dorëzuar palëve me 21 tetor nga të dërguarit amerikanë dhe evropianë. Më 26 tetor udhëheqësit e Gjermanisë, Francës e Italisë dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian takuan ndarazi në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të diskutuar rrugën përpara drejt normalizimit.

Udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, kërkuan nga Kosova themelimin e Asociacionit, ndërsa nga Serbia, njohjen de fakto të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për statutin, por akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se refuzoi të nënshkruante. Presidenti serb tha ndërkaq se propozimi paraqet bazë të mirë për bisedime të mëtejme, por hodhi poshtë çdo mundësi të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Propozimi për themelimin e Asociacionit i cili ende nuk është bërë publik, ka nxitur debate të shumta në Kosovë, ku janë shfaqur disa propozime, vërtetësia e të cilëve nuk është pohuar nga diplomatët perëndimorë, që kanë kërkuar trajtimin e çështjes në mirëbesim.

Javën e kaluar ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i vlerësoi të paarsyeshme debatet rreth kushtetutshmërisë së statutit duke nënvizuar se propozimi është hartuar me shumë kujdes dhe duke respektuar në tërësi Kushtetutën e Kosovës.

Themelimi i Asociacionit është detyrim i përfshirë në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit e cila synonte të ulte tensionet ndërmjet palëve, të cilat që atëherë u përkeqësuan duke arritur një pikë të lartë në fund të muajit shtator pas një sulmi mbi policinë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku mbeti i vrarë një oficer policie.

Sulmi nxiti përpjekje të reja perëndimore për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve, mes palëve. Por analistët me të cilët gjatë javës bisedoi Zëri i Amerikës shohin një sërë mangësish në qasjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjeve të tyre për të nxitur Kosovën dhe Serbinë drejt zbatimit të një marrëveshjeje në bazë të modelit të paraqitur nga negociatorët ndërkombëtarë.

Ndonëse e vlerësojnë pozitive deklaratën e udhëheqësve evropianë për pritshmëritë e tyre nga palët, ata pohojnë se gjasat janë të vogla që ajo do të ndikojë në pozicionet e palëve.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall më 2008 me mbështetjen e fuqive perëndimore dhe ndonëse synon integrimet evropiane, ruan lidhje të ngushta me Moskën, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./VOA

Të këshilluara

Moti bën nesër kthesën e papritur

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Reshjet nisin në orët e mëngjesi...

19:16

Shkarkimi/ Kush është kreu i ri i IKMT

Vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj është shkarkuar. Arsyeja e shkarkimit vjen pas a...

15:55

INSTAT përmbyll Censin e popullsisë 2023

Instituti i Statistikave në Shqipëri, ka bërë me dije se Censi i popullsisë 2023 është përmbyllur, ku një falënderim ka shkuar për qytetarët, të cilët kanë treg...

18:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI