Flash

Zelenski: Rusia po përgatit luftë mes vendeve të Ballkanit

Lapsi.al 16 November 2023
Zelenski: Rusia po përgatit luftë mes vendeve të Ballkanit
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski paralajmëron se fronti i ri i një vatre lufte të nxitur nga Rusia do të jetë në Ballkan. Deklarata u bë në një koment për mediat afrikane dhe sipas Zelenskit, Rusia do të shpërqendrojë vëmendjen e botës me një krizë në rajonin e Ballkanit. “Më besoni, ne po marrim informacione se Rusia ka një plan të gjatë, Lindja e Mesme dhe shqetësimi i dytë do të jetë Ballkani. Të paktën, nëse vendet e botës, partnerët, nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një tjetër shpërthim të tillë dhe përsëri, jo një histori e re. Ka një krizë në marrëdhëniet e tyre, dhe ajo ka zgjatur për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të investojë për të siguruar që një vend në Ballkan të jetë në luftë me një tjetër”, u shpreh Zelenski. Një deklaratë e ngjashme për një luftë në Ballkan, e nxitur nga Rusia është bërë nga Zelenski edhe në muajin gusht të vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI