Flash

Valë e pazakontë të nxehti në Brazil, termometri shkon mbi 42.5 gradë

Lapsi.al 16 November 2023
Valë e pazakontë të nxehti në Brazil, termometri shkon mbi

Brazili është përfshirë nga një valë të nxehti. Piku u shënua në 12 nëntor me 37.2 gradë në Brasilia ndërsa qytetet kryesore vijojnë të shënojnë temperatura që luhaten ndërmjet 39 dhe 42 gradë. Kulmi u shënua me 42.5 në Rio de Zhaneiro. Megjithatë, për shkak të lagështisë së lartë, temperatura e perceptuar është edhe më e lartë. Kulmi u llogarit në 58.5 gradë në kryeqytetin e vendit. Për këtë shkak qindra mijëra njerëz u dyndën drejt plazheve në kërkim të ajrit të pastër.

Për meteorologen Marcia Ceabra “nëntori atipik" në Brasilia dhe në disa shtete braziliane, me temperatura të larta dhe më pak reshje është “shkaktuar nga fenomeni El Niño, ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike". Instituti Kombëtar i Meteorologjisë ka zgjatur “alarmin e kuq” në Qarkun Federal dhe në 15 shtete të tjera deri të premten. Lista përfshin shtetet e Sao Paulos, Minas Gerais dhe Rio de Janeiro, më të populluarit në vend. Qytetet Belo Horizonte, Teresina dhe Campo Grande janë gjithashtu nën valën të nxehit. Në shumë raste, këto janë temperatura, 5 gradë ose më shumë mbi normalen dhe vazhdimi i valës së të nxehtit për 5 ose më shumë ditë mund të përfaqësojë një rrezik serioz për shëndetin.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik dhe Hidrologjik i Bolivisë lëshoi gjithashtu një alarm të kuq të valës së të nxehtit të martën në 7 nga 9 departamentet e vendit. Departamentet më të prekura nga nxehtësia përfshijnë Santa Cruz, Beni, Pando, Tarija, Chuquisaca, Cochabamba dhe La Paz verior, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë midis 38 dhe 44 gradë. Ndërkohë vapa e madhe po bën që kërkesa për energji elektrike të rritet në Brazil, ku shumë prej tyre kanë ndezur ventilatorët dhe kondicionerët për t'u bërë ballë temperaturave të larta. Për këtë arsye, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë goditur si Sao Paulo ashtu edhe Rio de Zhaneiro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Stuhia polare po i afrohet Shqipërisë

Kjo e enjte shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet ...

20:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI