Flash

Tentoi të vrâsë me armë kunatin, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Lapsi.al 16 November 2023
Tentoi të vrâsë me armë kunatin, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në zonën e Lagadas në Greqi, ku një shqiptar ka tentuar të vrasë kunatin e tij 37-vjeçar. Konflikti ka ndodhur teksa shqiptari ka qenë në gjendje të dehur.

Fatmirësisht, nga të shtënat, 37-vjeçari nuk është plagosur. Mediat greke raportojnë se autori 39-vjeçar ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit, duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e një kishe. Më pas ai është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa arma e sekuestruar ka rezultuar e vjedhur në janar, në një banesë në zonën e Lagadas.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë vendin tonë, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë...

07:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI