Flash

OMONIA denoncon deputetin e PS: Hapi zyrë ligjore në Himarë disa ditë para zgjedhjeve, një gënjeshtër sa për të marrë vota

Lapsi.al 16 November 2023
OMONIA denoncon deputetin e PS: Hapi zyrë ligjore në Himarë disa

DEKLARATE E OMONIA

Deputeti I qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj, u kujtua disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit që duhet t’i vinte në ndihmë qytetarëve të Himarës !

Nëpërmjet “lajmeve reklamuese” në televizioneve, mesazheve në numrat telefonik, Sinaj and company, lajmëruan banorët e zonës që në Himarë ka mbërritur zyra e përfaqësimit ligjor, e cila do t’i ndihmonte të gjithë ata në problemet që kishin me pronësinë. Zyrë e cila “krejtësisht në mënyrë rastësore” u krijua pak ditë përpara zgjedhjeve.

Vullnet Sinaj dhe Jorgo Goro, duke detyruar kryepleqtë e fshatrave të zonës, vendosën dhe njoftime në sheshet kryesore të fshatrave, me anën e së cilave, lajmëruan banorët për zyrën e re në ndihmë të tyre. Sinaj, Goro, dhe anëtarë partie të cilët ishin zgjedhur në rolin e kryeplakut të një fshati që zbatuan këtë urdhër, shkelën edhe ligjin, duke mos patur frikë nga ndëshkimi. Ligjet në fuqi të kushtetutës së Shqipërisë thonë qartë se “duhet ndalur të gjitha nismat, disa ditë përpara zgjedhjeve në vend, që mund të kenë ndikim në rezultatin zgjedhor”. Si në rastin e fshatit Kudhës, ku kryeplaku I këtij fshati, vendosi njoftime për zyrën e z.Sinaj në të gjithë fshatin teksa guxoi të shkonte madje edhe më tej, duke I bërë presion banorëve, për ta vizituar atë, duke i treguar se përfaqësimi ligjor në brendësi të bashkisë Himarë do t’i ndihmonte ata të përfitonin pronat që vetë bashkia dhe miqtë e saj, j’ua morrën me dokumentacione të falsifikuara !

Sinaj dhe Goro, sëbashku edhe me drejtuesin politik Klosi, guxuan që këtë investim të cilin ata e quajtën të rëndëshëm ta shpalosnin me krenari edhe përpara banorëve të fshatrave, madje të organizonin takime enkas për këtë qëllim, duke premtuar përfaqësim ligjor për çështjet e pronësisë dhe deri tek zgjidhja e problemit.

Pyetja qëndon se a funksionon zyra e ndihmës ligjore e z.Sinaj në Himarë sot ?

Sipas informacioneve që kemi zyra prej disa kohësh tashmë qëndron e mbyllur. Dyert e saj u mbyllën disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Himarë. Mesa duket miku I tij Jorgo Goro, humbësi I Himarës, e ka mërzitur Vullnet Sinën me rezultatin në zgjedhje, aq sa ta detyrojë këtë të fundit të harrojë edhe premtimin e dhënë përpara banorëve.

Pyetja qëndron, a ka shkeluar z.Sinaj ligjin duke krijuar një nisëm ligjore gjasme në mbështetje të qytetarëve por që si qëllim të saj ka patur mbledhjen e votave për partinë ? A duhet deputeti I qarkut të Vlorës të hetohet për këtë vepër penale dhe mashtrim që ka bërë kundrejt qytetarëve ? Nga ana tjetër !

Realiteti sot, tregon se zyra e përfaqësimit ligjor, në ndihmë gjasme të qytetarëve, ishte një tjetër gënjeshtër e radhës e deputetit Vullnet Sinaj, I cili e viziton edhe ai Himarën vetëm kur ka fushatë elektorale pasi në ditë të zakonshme nuk kujtohet. Zyra elektorale, e emërtuar si përfaqësimi ligjor I qytetarëve, ishte një tjetër mashtrim për të përfituar vota në Himarë I Jorgo Goros, Blendi Klosit dhe Partisë Socialiste.

Qytetarët himarjotë, të lodhur nga mashtrime të tilla, të cilat krijohen në kohë fushate dhe përfundojnë po aty, e refuzuan këtë realitet me votë. Rezultati I Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, tregon qartë se ata zgjodhën të largoheshin nga pushtetarët si Sinaj, Goro dhe Klosi që aktrojnë se do t’i ndihmojnë vetëm për të shtuar numrin e votave personale ose të partisë që përfaqësojnë !

Të këshilluara

Moti bën nesër kthesën e papritur

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Reshjet nisin në orët e mëngjesi...

19:16

Shkarkimi/ Kush është kreu i ri i IKMT

Vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj është shkarkuar. Arsyeja e shkarkimit vjen pas a...

15:55

INSTAT përmbyll Censin e popullsisë 2023

Instituti i Statistikave në Shqipëri, ka bërë me dije se Censi i popullsisë 2023 është përmbyllur, ku një falënderim ka shkuar për qytetarët, të cilët kanë treg...

18:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI