Flash

"Më goditën me tytën e automatikut, iu thosha s'kam lekë", 54-vjeçari tregon tmerrin me hajdutët që iu futën në shtëpi

Lapsi.al 16 November 2023
"Më goditën me tytën e automatikut, iu thosha s'kam

Në shtëpinë e 54-vjeçarit Sokol Bajgora në Fier, kanë hyrë persona ende të paidentifikuar për të vjedhur, por kanë përfunduar duke dhunuar pronarin e banesës.

54-vjeçari i dhunuar ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Ai thotë se ishin tre persona të maskuar që hynë në shtëpi duke thyer xhamin e derës dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar që t’i jepnin paratë dhe më pas e kishin dhunuar duke i rënë me qytën e automatikut.

Më pas ai tregon se ka me vështirësi ka dalë nga shtëpia dhe shkoi te banesa e vëllait.

“Isha në gjumë kur dëgjoj një zhurmë. Mendova se ishte ndonjë mace që hyri dhe që ranë pjatat e bufesë. Ata i kishin rënë derës prapa shtëpisë, i thyejnë xhamin. Kur dal nga dhoma e gjumit, ata erdhën me një elektrik dhe me armë. Tre veta hynë brenda. Direkt thanë lekët. Thashë s’kam lekë.

Më goditën me qytë të automatikut. Më pas më vonë fut e bjer, iu thosha se s’kam lekë. Më kanë qëlluar pesë gjashtë herë në kokë me qytë në kokë. Donin të më lidhnin këmbë dhe duar. Isha i lyer në gjak. Bërtisja që të dëgjonin ndonjë. E kthyen shtëpinë përmbysur, dalin dhe ikin.

Pas disa minutash, krevatin dopio e kthyen dhe më lanë poshtë krevatit. Si duket iu interesonte që të mos ngrihesha. Zvarrë lëviza, nuk orientohesha dot sepse dritat ishin fikur. Isha vetëm në shtëpi. Mezi u orientova duke prekur murin dhe hap grilën, dola nga dritarja. Nga muri rrethues, dal dhe hidhem tek vëllai. S’e dija që vëllai ishte në punë. Më pas shkoi tek vëllai tjetër.”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI