Flash

Kurti optimist për anëtarësimin në KiE: Duhet të ndodhë para zgjedhjeve në ShBA dhe BE

Lapsi.al 16 November 2023
Kurti optimist për anëtarësimin në KiE: Duhet të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është optimist për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” tha se kjo duhet të ndodhë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se “disa shenja nuk janë të mira”, duke shtuar se “nuk dihet si do të duket bota pas dy viteve”.

“Jam optimist. Por është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve të BE-së dhe SHBA-së, sepse disa shenja nuk janë të mira. Nuk e dimë se si do të duket bota pas dy vitesh. Në vend të çlirimit të plotë të Ukrainës dhe përfundimit të luftës atje, ne kemi një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme. Si rezultat, ka më pak vëmendje për Ballkanin”, tha Kurti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë vendin tonë, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë...

07:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI