Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutën, thirrje për pauza dhe korridore humanitare në Gaza

Lapsi.al 16 November 2023
Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutën, thirrje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të mërkurën rezolutën e parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas. Rezoluta bën thirrje për “pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare” në Gaza, për të trajtuar krizën e përshkallëzuar të civilëve palestinezë gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh ishte 12-0, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia abstenuan. SHBA-të dhe Britania e Madhe abstenuan për shkak të dështimit të rezolutës për të dënuar sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Rusia abstenoi për shkak të dështimit të rezolutës për të kërkuar një armëpushim humanitar, të cilin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë. Drafti përfundimtar e zbuti tonin nga “kërkesa” në “thirrje” për pauza humanitare dhe për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera”.

Rezoluta, e cila u sponsorizua nga Malta, arriti të kapërcejë dallimet serioze që e kishin penguar këshillin të miratonte katër rezolutat e mëparshme. Në sulmin e 7 tetorit, militantët e Hamasit vranë rreth 1,200 njerëz dhe morën peng rreth 240 të tjerë. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore ndaj Gazës së sunduar nga Hamasi. Ministria e shëndetësisë e Gazës thotë se janë vrarë më shumë se 11,000 palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, u përpoq pa sukses ta ndryshonte rezolutën pak para votimit, duke përdorur pjesë nga një rezolutë e miratuar më 27 tetor nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh. Në të bëhej thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm humanitar që çon në një ndërprerje të armiqësive”. Pesë vende votuan pro, Shtetet e Bashkuara e Kundërshtuan dhe nëntë vende abstenuan, duke dështuar të marrë miratimin nga minimumi i kërkuar prej nëntë votash. Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nusseibeh, përfaqësuesja arabe në këshill, tha se anëtarët e saj e mbështetën rezolutën, e cila tha se do të ndryshojë perceptimin e botës se Këshilli i Sigurimit “është indiferent”.

“Ky është një hap i parë, i rëndësishëm dhe i vonuar”, tha ajo, duke theksuar se duhet të pasohet nga puna për një armëpushim humanitar të qëndrueshëm. Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, lëshoi një deklaratë duke thënë se rezoluta “është e shkëputur nga realiteti dhe është e pakuptimtë”. Ai e kritikoi dështimin e këshillit për të dënuar Hamasin, duke ngritur pretendimet se militantët qëllimisht synonin përkeqësimin e situatës humanitare në mënyrë që Kombet e Bashkuara të ushtronin trysni ndaj Izraelit që të tërhiqej nga Gaza. “Kjo nuk do të ndodhë”, tha zoti Erdan. “Izraeli do të vazhdojë të veprojë derisa Hamasi të shkatërrohet dhe pengjet të kthehen”.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë ligjërisht të detyrueshme, ndryshe nga rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme, por në praktikë shumë palë zgjedhin të shpërfillin kërkesat e këshillit. Rezoluta kërkon që “të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve, kryesisht të fëmijëve”./VOA

Të këshilluara

Lëshohet alarm mbarëkombëtar në Ukrainë

Një alarm gjithëkombëtar për sulme të mundshme ajrore u lëshua në Ukrainë më 14 nëntor, me autoritetet që i bënë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim. “Ka ...

15:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI