Flash

INSTAT përmbyll Censin e popullsisë 2023

Lapsi.al 16 November 2023
INSTAT përmbyll Censin e popullsisë 2023

Instituti i Statistikave në Shqipëri, ka bërë me dije se Censi i popullsisë 2023 është përmbyllur, ku një falënderim ka shkuar për qytetarët, të cilët kanë treguar bashkëpunim të lartë sipas njoftimit, në zhvillimin e gjithë këtij procesi.

Teksa, nga ana tjetër, puna në terren vazhdon për verifikimin e statusit të banesave dhe refuzimeve. Kjo fazë do të zgjasë deri më 24 nëntor.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.

Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.

Rreth rezultateve ndërkaq, ende nuk është bërë me dije se kur gjetjet do të publikohen plotësisht.

Censi ishte projektuar të mbyllej më herët, por INSTAT vendosi ta shtynte atë me dy javë të tjera, duke e çuar përmbylljen e anketimeve më 15 nëntor, afat i cili u respektua.

Në një dalje të mëparshme për mediat, drejtoresha e INSTAT, Dhurata Dhuli, theksoi aktiviteti ka pasur ecuri pozitive.

“5 mijë e 240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar”, përmendi ajo asokohe.

Sipas saj, procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë dhe ndonjë zonë tjetër që ka zona në distanca të largëta.

“Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi” tha Dhuli.

Drejtoresha vlerësoi ecurinë pozitive por pranoi se ka pasur dhe raste refuzimi nga familjet për plotësimin e censit./AP

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI