Flash

Identifikohet trupi i gjetur në Xarrë të Sarandës

Lapsi.al 16 November 2023
Identifikohet trupi i gjetur në Xarrë të Sarandës

Identifikohet personi i gjetur ditën e djeshme në Xarrë. Bëhet fjalë për Adnant Jaupi, 53 vjeç nga Elbasani, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë. 53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore pas hetimit nga policia e Sarandës. 53-vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.

Nga hetimi nuk u konstatuan shenja goditjeje me mjete te forta apo shenja plumbi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale. Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njërit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë vendin tonë, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë...

07:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI