Flash

VIDEO/ Dhjetëra forca speciale blindojnë Rinasin për Behar Bajrin

Lapsi.al 16 November 2023
VIDEO/ Dhjetëra forca speciale blindojnë Rinasin për Behar Bajrin

Behar Bajri ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Duke qenë se konsiderohet një nga njerëzit më të rrezikshëm në vendin tonë, dhjetëra forca speciale kishin blinduar Rinasin sot, siç duket nga pamjet më poshtë që janë shpërndarë nga policia. Bajri erdhi me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca në Aeroportin e Rinasit.

Bajri do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Në ditët në vijim Bajri do të dalë dhe para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë të nxjerrë më 28 korrik. Prej asaj kohe policia mblodhi informacione për të dhe e lokalizoi në një lagje në Strasburg, ku jetonte së bashku me familjen.

Lexo edhe: Dosja kriminale e Behar Bajrit për vrasje, gjobëvënie e pastrim parash

Lexo edhe: Vrasje dhe përdhunime/ Kush është i arrestuari Behar Bajri, tmerri i Shkodrës prej 20 vitesh

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.

Në këto komunikime, dilte se biznesmeni Pëllumb Gjoka pasi e liroi nga burgu nëpërmjet rryshfetit që i dha prokurorit Xhevahir Lita i kërkoi Behar Bajrit të vriste Keanth Musabelliun. Më pas Bajri shkëmbeu objektivin me Ervis Martinajn dhe për llogari të tij vrau Gjon Boriçin.

Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, krime të cilat nuk ndodhën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI