Flash

Rama me "grup parlamentar" në burg: PS, e vetmja që solli drejtësinë e re

Lapsi.al 15 November 2023
Rama me "grup parlamentar" në burg: PS, e vetmja që solli

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka peshë historike dhe kjo u krijua si nevojë e madhe e shoqërisë shqiptare, të cilën e mori përsipër Partia Socialiste. Gjatë fjalës së tij, në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Dibër, ai tha se Partia Socialiste është e vetmja që solli këtë drejtësi të re dhe kjo është forca e saj.

“Është sot kollaj të thuash se këta janë të gjithë njëlloj, tani erdhi SPAK-u, do ia tregoj qejfin të gjithëve. SPAK nuk erdhi as nga Amerika, as nga BE, erdhi nga ajo nevojë e madhe e shoqërisë shqiptare për drejtësi, të cilën e mori përsipër ta adresoj PS e Shqipërisë. Patjetër, që kjo reformë nuk do të bëhet dot nëse nuk do të kishim mbështetjen e partnerëve tanë si SHBA. Ata nuk kanë ardhur në Shqipëri në 2013 dhe as 2023, kanë ardhur në 1991. Nëse kjo do të ishte një çështje e gatshme që do të vinte me avion, do ta kishin sjellë me kohë, por nuk është. Nëse nuk ka vullnet shtetbërës të forcës qeverisëse, nuk fuqi në botë që mund të bëjë me telekomandë shtetin për një popull. Kjo është forca e PS. Më vjen shumë keq që njerëzit mendojnë se politika është diçka e keqe. Politika nuk është diçka e keqe, është gjëja më e mirë që njerëzit kanë në dispozicion për të ndryshuar jetën e tyre, por mund të jetë dhe gjëja më e keqe kur përdoret për të sulmuar”, tha ai.

Sa i përket situatës ku emra të njohur po përballen me drejtësinë, Rama theksoi se këto janë ditë të shëmtuara për politikën, por ditë të mira për Shqipërinë.

“Këto janë ditë të shëmtuara për politikën, por ditë të mira për Shqipërinë. Janë shfaqje të neveritshme, ama arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Kërcejnë priftërinjtë nga belaja. Kush e ka e ka kërkuar vetë, prandaj ta mbajnë vetë. E kam fjalën për ata që kanë pasur, kanë apo do të kenë punë me organet e reja të drejtësisë. Nëse e kanë kërkuar belanë, ta gjejnë e ta mbajnë vetë”, tha Rama.

Të këshilluara

BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje...

17:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI