Flash

Ngacmoi seksualisht 4 gjimnaziste, arrestohet 37-vjeçari në Lushnje

Lapsi.al 15 November 2023
Ngacmoi seksualisht 4 gjimnaziste, arrestohet 37-vjeçari në Lushnje

Një 37-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 4 nxënëse gjimnazi 15-vjeçare në afërsi të një shkolle.

Policia tha se ndaj shtetasit Besmir Beqiri, banues në fshatin Rrapëz është ngritur akuza e ngacmimit seksual.

Njoftimi: 

Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari. Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Besmir Beqiri, 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve.

Të këshilluara

Video/ Ç'lojë po luajnë Rama-Mitsotakis?

Çështja e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është shndërruar, nga një problem personal mes Ramës dhe homologut të tij Mitsotakis n...

12:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI