Flash

Nën akuzë për korrupsion zgjedhor, nis seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Lapsi.al 15 November 2023
Nën akuzë për korrupsion zgjedhor, nis seanca në GJKKO

Ka nisur seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022. Memolla nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokatët e tij.

SPAK ka dërguar për gjykim Memollën më 2 nëntor, pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio të një bisede telefonike në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, sipas të cilës Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave. Në bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë. Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin.

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

Të këshilluara

Digjet një furgon gjatë natës në Vlorë

Një furgon është përfshirë nga flaket gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të mesnatës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur verifikimet ...

08:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI