Flash

Komisionet e ndaluara/ Rama i palëkundur edhe nga kërcënimi i opozitës për grevë urie

Lapsi.al 15 November 2023
Komisionet e ndaluara/ Rama i palëkundur edhe nga kërcënimi i

Në një kohë kur opozita ka paralajmëruar grevë urie, kryeministri Edi Rama thotë se kërkesat e opozitës nuk duhet të tejkalojnë kushtetutën.

Nga Dibra, Rama u shpreh se nuk kanë kohë të merren me opozitën, madje u shpreh se “nuk ka shans që të kalohen të drejtat kushtetuese edhe sikur ata të kapërcejnë 7 penxhere”.

Teksa komentoi tensionet parlamentare, Rama tha se këto janë ditë të shëmtuara për politikën.

“Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën.

Për këtë Gjykata Kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë.

Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që t’i bëjnë me miratimin tonë. Ne nuk humbasim kohë për këtë vend për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi për ata të cilët qysh prej vitit 2013 kanë bërë të njëjtën gjë.

Në 2013 fituam ne, nuk kaluan 2-3 muaj filluan avazin ‘nuk njohim zgjedhjet’. Në 2015 fituam përsëri, përsëri i njëjti avaz. Në 2017 u futën në çadër, por në fakt u futën për të mos votuar reformën në drejtësi.

Në 2019 ikën fare, u zhdukën, morën malin dhe gjithë Shqipëri menduan se do i thoshin aman kthehuni. Asnjëri nuk shkoi në majë të malit, u kthyen vetë. Në 2021 e njëjta gjë”, tha Rama.

Shikoni këtë material të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli mbi komisionet e ndaluara parlamentare: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Të këshilluara

Video/ Ç'lojë po luajnë Rama-Mitsotakis?

Çështja e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është shndërruar, nga një problem personal mes Ramës dhe homologut të tij Mitsotakis n...

12:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI